Bota

Reciprociteti bën “bashkë” Kurtin dhe Haradinajn, kreu i AAK-së: S’duhet të ketë kthim pas

20 Shtator 2021, 22:10 Nga DOSJA
Reciprociteti bën “bashkë” Kurtin dhe Haradinajn, kreu i

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targat, duke u dakordësuar me Albin Kurtin. Po ashtu, kreu i AAK-së u shpreh tanimë nga ana e Kosovës, nuk duhet të bëhen hapa pas, ndërsa ka shtuar se nuk ka një shpjegim për shenjat e nevozizmit nga Serbia.

 “Mendoj se kjo qeveri është mjaft e kujdesshme në marrëdhëniet me Serbinë veçanërisht në aspektin e interesave ekonomike vërtetë i ka ndihmuar Serbisë, prej heqjes së taksës dhe pastaj lehtësira të tjera si rasti i taksës mbrojtëse për bllokat ndërtimor. Janë shumë dëshmi që flasin se qeveria Kurti ka qenë e mirëkuptueshme ndaj Serbisë. Veçanërisht ky mirëkuptim e ka mbërri kulmin te pagesa e rrymës dy herë nga 11 milionë janë shuma të mëdha. Mendoj se i ka përkëdhel me kujdes edhe serbët e veriut edhe Serbinë ndërsa veprimet e sotme janë pasojë e dakordimeve të mëhershme, pra nuk janë rezultat i ri por pasojë, vazhdim i dakordimeve të mëhershme. Nuk e shoh pse duhet Serbia me shpreh nervozë, sepse kjo ka qenë e pritur që do të ndodh”, theksoi Haradinaj.

LAJMI KRYESOR: Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave! Tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine ramush haradinaj kosova vendos reciprocitetin me serbine ramush haradinaj

Sondazh

Poll