Bota

“Mos luani me zjarrin para se të jetë shumë vonë”, ambasadori serb kërcënon Albin Kurtin

20 Shtator 2021, 19:01 Nga DOSJA
“Mos luani me zjarrin para se të jetë shumë

SERBI – Marko Gjuriç, ambasadori i Serbisë në shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reguar ditën e sotme lidhur me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për reciprocitetin e targave. Gjuriç ka thënë se vendimi i Kurtit do të sjellë destabilizim në rajon dhe pasojat mund të jenë fatale. Ai e ka kërcënuar Kurtin duke kërkuar të mos luajë me zjarrin para se të jetë shumë vonë.

“Regjimi i Kurtit në Kosovë po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin para se të jetë vonë”, ka shkruar ambasadori serb në rrjetin social Twitter.

Gjuriç nuk është ndalur me kaq por ka akuzuar Kurtin se po përdor armatime të vjedhura për të trembur popullsinë serbe.

“Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhur dhe APC të dhuruar për ta frikësuar popullsinë e saj serbe. Duhet t’ju vijë turp nga vetja, z. Kurti”, ka përfunduar ai.

1/3 Kurti regime in Kosovo* is pushing the region to the brink of bloodshed. Sending heavily armed special forces to Serb majority areas just for the sake of scoring cheap political points in the run for October 17 local elections is life-threatening and in violation of all…

— Марко Ђурић (@markodjuric) September 20, 2021

LAJMI KRYESOR: Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave! Tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni goriç kercenon kurtin goriç kercenon kurtin

Sondazh

Poll