Bota

Refugjatë në Ballkan, afganët flasin për Shqipërinë: Ndihemi mirë këtu, njerëzit duan të na ndihmojnë dhe nuk na çua

20 Shtator 2021, 19:48 Nga DOSJA
Refugjatë në Ballkan, afganët flasin për

FRANCË– Shqipëria është një nga tre vendet e Ballkanit që priti afganët të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit të talebanëve.
Media franceze, në një artikull të publikuar së fundmi, ka shkruar së Shqipëria, ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, do të hapë dyert për rreth 4000 qytetarë afganë.

Afganët e mbërritur në Shqipëri kanë shijuar mikpritjen në qytetet bregdetare, duke shijuar ujërat e ftohtë e të cekët të Adriatikut.
“Gjithçka është rregulluar për ne këtu, këto janë me të vërtetë kushte të konsiderueshme”, ka thënë 28 vjecari Ferhad, i ardhur nga Kabuli. Ai ka theksuar se kushtet e gjetura në Shqipëri janë krejt ndryshe nga to të kampeve në gjermani apo Katar, ku njerëzit jetojnë në kushte krejt të vështira të mbledhur të gjithë bashkë.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, tre vendet e vogla ballkanike me njerëzit më të varfër në Europë, treguan gadishmërinë për mikpritjen e afganëve të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.
Momentalisht, të tre vendet po strehojnë më shumë se 1200 qytetarë afganë të sjellë nga amerikanët.

“Njerëzit këtu janë vërtet të mirë dhe ju mund të ndjeni se ata po përpiqen të na ndihmojnë”, ka shtuar Ferhad për median franceze.

Qytetarët afgane pritet të transferohen nga godinat e studentëve, në qyetetet bregdetare. Prania e tyre në plazhin e Shëngjinit duket se nuk përbën problem. Bregdeti verior i Shqipërisë, pret çdo verë shqiptarët nga përtej kufirit, ata që vijnë nga Kosova. Fati tragjik i afganëve iu ngjall atyre kujtime të dhimbshme dhe shton ndjeshmërinë.

Vështirësitë që po kalojnë afganët sot janë ato që kemi kaluar njëzet vjet më parë. Gjendja e tyre na trishton, kështu që padyshim që ata janë të mirëpritur këtu, në Kosovë si në Shqipëri”, tha një 60-vjeçar nga Kosova.

Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, rreth 80% e popullsisë u larguan nga vendi në pranverë të vitit 1999. Besniku, që në atë kohë ishtë adoleshent, kujton momentin kur forcat serbe i dëbuan shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre, gjë kjo që e bëri atë dhe familjen e tij të vendoseshin në Shqipëri. Ai thekson se nuk arrin ta kuptojë egoizmin e disa shteteve europiane, pasi sipas tij, në vendet ku ka luftë qytetarët në nevojë duhen ndihmuar.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota media franceze shkruan per afganet ne shqiperi media franceze shkruan per afganet ne shqiperi

Sondazh

Poll