Bota

Presidenti i PE, Davide Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

20 Shtator 2021, 22:25 Nga DOSJA
Presidenti i PE, Davide Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

BRUKSEL- Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli ka përfunduar në spital pasi u diagnostikua me pneumoni. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

Mediat e huaja shkruajnë se ai është shtruar në spitalin civil të Strasburgut pasi ishte ndjerë keq, por tanimë zëdhënësi i tij ka bërë me dije se Sassoli po merr trajtimin e duhur dhe është në gjendje të mirë.

“Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe po trajtohet. Aktualisht ndodhet në gjendje të mirë,”- tha zëdhënësi i tij.

Një vit më parë Sassoli u vetëkarantinua pasi kishte kontakt me një person të infektuar me COVID-19, po ashtu 65-vjeçari italian, raportohet se është ankuar për ethe dhe i është dashur të largohet nga seanca parlamentare ku po merrte pjesë.

(k.m,/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota davide sassoli davide sassoli ne spital davide sassoli davide sassoli ne spital

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2021, 07:17

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha a...