Bota

Serbët protestojnë duke bllokuar rrugët me makina, policia e Kosovës hedh gaz lotsjellës

20 Shtator 2021, 19:22 Nga DOSJA
Serbët protestojnë duke bllokuar rrugët me makina, policia e

KOSOVË – Vendimi i qeverisë Kurti lidhur me reciprocitetin e targave mes Serbisë dhe Kosovës ka zgjuar reagime shumë të forta jo vetëm nga figura politike serbe te rëndësishme, por edhe tek qytetarët.

Tensione të mëdha janë “zgjuar” në veri të Kosovës dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët të cilët kanë bllokuar rrugët me automjete në shenjë proteste.

Të tjera tensione pritet të ndodhin në veri dhe pse protestuesit serbë janë tërhequr momentalisht. Mendohet se protestuesit do të mblidhen sërish në pika të tjera kufitare për të kundërshtuar vendimin e papritur të kryeministrit Kurti që automjetet serbe që hyjnë në Kosovë duhet të zëvendësojnë targat me ‘RKS’, pra Republika e Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni polici e kosoves hedh gaz lotsjelles serbet bllokojne rruget me makina polici e kosoves hedh gaz lotsjelles serbet bllokojne rruget me makina

Sondazh

Poll