Bota

20 Shtator 2021, 07:17 Nga DOSJA

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka futur në fuqi reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh.

Njësitë e specializuara të policisë janë vendosur në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës “ROSU” ka shkuar drejt pikave kufitare në Veri, kjo në bazë të vendimit të sotëm për vendosjen e targave të përkohshme në pikat kufitare për çdo automjet me targa serbe që do të hyjë në territorin kosovar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka sqaruar se dërgimi i forcave policore në kufi në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas, “Novostit”, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, theksuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për target. Gjithashtu jo zyrtarisht, pritet që tërheqja e Beogradit dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të merren parasysh, sepse pala e Prishtinës praktikisht nuk ka përmbushur asnjë dispozitë apo detyrim sipas Vuçiç.Gjithashtu raportohet se në seancën parlamentare të ditës së nesërme do të jetë i ftuar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviç, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave tona të armatosura.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth vendimit për hyrjen në fuqi të reciprocitetit të targave për të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës.Në fjalën e tij Kurti theksoi se vendimi u mor pas përfundimit të skadimit të afatit të marrëveshjes së lëvizjes së lirë, ndaj dhe u mendua se ishte e nevojshme një ndërhyrje e tillë.“Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

DOKUMENTI i nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës. Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit. Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas marrëveshjes, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë ato në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe. Në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futeshin lirshëm pa procedura shtesë në Kosovë. Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç xhelal sveçla albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosova vendos reciprocitetin me serbine petar petkoviç xhelal sveçla

Sondazh

Poll