Koreja e Veriut po zhvillon me vrull programin bërthamor, aktivitetet përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së
20 Shtator 2021, 18:54Nga DOSJA
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha se Koreja e Veriut me shpejtësi po e zhvillon programin e saj bërthamor. Vlerësimet u bënë nga ana e drejtorit të përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, gjatë një takimi vjetor të vendeve anëtare.
“Në Korenë e Veriut, programi bërthamor po vazhdon me vrull të plotë përmes ndarjes së plutoniumit, pasurimit të uraniumit dhe aktivitete të tjera”, tha Grossi.
Këto aktivitete përbëjnë shkelje të disa rezolutave të OKB-së.
Agjencia vjen në përfundime të tilla për këtë vend vetëm përmes imazheve satelitore, pasi inspektorët e saj nuk lejohen të kenë qasje në aktivitete dhe uzinat bërthamore.
Paralajmërimi i fundit vjen disa javë pasi IAEA raportoi se Pheniani mbase ka rifilluar një aktivitetet në qendrën bërthamore Yongbyon.
Ekspertët thonë se imazhet e fundit satelitore tregojnë për planet e Koresë së Veriut që të rrisë prodhimin e materialieve që përdoren për armët bërthamore.
Më 15 qershor Pheniani lëshoi dy raketa balistike në det. Koreja e Veriut pretendoi se kishte testuar raketa të reja me rreze të gjatë veprimi.
Komanda e Ushtrisë amerikane për Indo-Paqësorin tha se pauza për një kohë e Koresë së Veriut në testimin e raketave me rreze të gjatë veprimit tregon për “fokusin e vazhdueshëm në zhvillimin e programit të saj ushtarak dhe kërcënimin që paraqet ai për fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar./ Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se policia ka ndërmarrë gjitha masat q...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëv...
INDI– Një burrë nga Uzbekistani, i cili po udhëtonte nga Dubai drejt Indisë, u përpoq të kalonte fshehurazi 95gr flori të fshehur në protezën e dhëmbëve.M...
SHBA – Shkencëtari bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh u vra në nëntor 2020 në një goditje të sofistikuar të udhëhequr nga një ekip i Mossad që thuhet se...
POLONI– 500 trupa shtesë janë dërguar nga Polonia në kufi me Bjellorusinë, për të forcuar mbrojtjen nga rritja e numrit të emigrantve. Mediat e huaja shkr...
AFGANISTAN – Luftëtarët talebanë janë fotografuar duke tundur granatahedhëset, bazukat dhe kallashnikovët ndërsa argëtohen duke pedaluar në liqen.Kjo vjen...
GREQI – Brenda makinës së reperit Mad Clip, i cili humbi jetën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte, është gjetur varësja e tij me kryq ...
KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ende nuk ka aplikuar për një vizë turistike për të udhëtuar drejt SHBA-ve. Kështu iu ...