Sport

Kupa e Botës, Katari merr vendimin e rëndësishëm: Futbollistët që nuk janë vaksinuar nuk do të…

20 Shtator 2021, 12:07 Nga DOSJA
Kupa e Botës, Katari merr vendimin e rëndësishëm:

KATAR-Katari, vendi organizator i Kupës së Botës 2022, do ta bëjë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në aktivitetin madhor.Autoritetet mjekësore të Katarit tashmë thuhet se kanë diskutuar me FIFA-n dhe aktorët e tjerë në përpjekje për të siguruar që të gjithë lojtarët pjesëmarrës të jenë të vaksinuar me dy doza.

Një hipotezë tjetër në shqyrtim është se lojtarët No-Vax do të duhet të dorëzojnë teste negative çdo tre ditë.Qeveria e Katarit ka njoftuar gjithashtu se të gjithë tifozët që do të jenë në stadiume do të duhet të vaksinohen.

“Në kohën e pandemisë, Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në aktivitet.” Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik.

Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t’i komunikohet të gjitha grupeve ndërsa i afrohemi Kupës së Botës, “tha një zëdhënës i FIFA-s për The Athletic.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport katar kupa e botes katar kupa e botes

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2021, 22:11

ITALI-Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. “Sonte jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim rast...