Sport

Pochettino bën detyrën: “Messi? Unë jam këtu për të marrë vendime”

20 Shtator 2021, 12:44 Nga DOSJA

FRANCE – Pas ndeshjes PSG-Lyon, ku Mauro Icardi shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 90’+2, trajneri Mauricio Pochettino ka shpjeguar vendimin e tij për të zëvendësuar Leo Messit në minutën e 76-të me Hakim.

Një zëvendësim që nuk i pëlqeu fenomenit argjentinas, i mërzitur dhe i befasuar nga lëvizja e trajnerit. “Ne duhet të marrim vendime për të mirën e ekipit. Ndonjëherë vendimet kanë pasoja pozitive, ndonjëherë jo. Unë jam këtu për të marrë vendime, – është shprehur ish-trajneri i Tottenham. – Ne duhet të marrim vendime, ju pëlqen apo jo.”

Çudia në fytyrën e Messit ishte e njëjtë me atë të miliona tifozëve. Edhe disa lojtarë parizienë të ulur në stol, u befasuan nga lëvizja e trajnerit të tyre, i cili uli ish-yllin e Barcelonës në stol në një moment vendimtar të ndeshjes.

Tani në Francë pyetja që të gjithë bëjnë është nëse kjo lëvizje do të ketë pasoja në marrëdhënien mes të dy argjentinasve. Përgjigje që vetëm koha do ta japë…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport leo messit mauricio pochettino mauro icardi psg-lyon leo messit mauricio pochettino mauro icardi psg-lyon

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2021, 22:11

ITALI-Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. “Sonte jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim rast...