Sport

Kuntz prezanton veten: “Test, Norvegjia. Dua ta mësoj gjuhën turke”

20 Shtator 2021, 16:24 Nga DOSJA

TURQI – Stefan Kuntz, ish-trajneri i Gjermanisë U-21, sot është prezantuar para medias, si trajneri i ri i Turqisë. Ai, tregoi se ka nënshkruar një kontratë për tri vitet e ardhshme me Federatën Turke të Futbollit dhe do të drejtojë skuadrën e gjysmë-hënës edhe pas botërorit “Katar 2022”.

“Unë jam i lumtur dhe krenar, por tani fillon puna. Ne do të përgatitemi me të gjitha forcat tona për ndeshjen kundër Norvegjisë. A do ta mësoj gjuhën turke? Sigurisht, unë do të kem kontakte me klubet dhe drejtuesit e tyre. Jam i sigurt që Hamit Altintop do të më ndihmojë,”- u shprej trajneri gjerman.

Stefan Kuntz do të zevendësojë trajnerin Senol Gunes, i cili u shkarkua të premten, pas humbjes 1-6 kundër Holandës në ndeshjet e shtatorit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-trajneri i gjermanisë u-21 një kontratë për tri vitet e ardhshme senol gunes stefan kuntz trajneri i ri i turqisë ish-trajneri i gjermanisë u-21 një kontratë për tri vitet e ardhshme senol gunes stefan kuntz trajneri i ri i turqisë

Sondazh

Poll