Sport

Guarino: “Një grua trajnere e kombëtares? Ende nuk është koha”

20 Shtator 2021, 15:03 Nga DOSJA
Guarino: “Një grua trajnere e kombëtares? Ende nuk

ITALI – Trajnerja e skuadrës së Interit për femra, Rita Guarino, ka folur për futbollin e femrave në Itali, rritjen e tij dhe sa larg është për të mbushur boshllëkun, që e ndan atë nga ai meshkujve.

“Nga vitet kur kam luajtur unë deri më sot, janë bërë shumë hapa përpara. Ka shumë më tepër përgjegjësi, sepse tani futbolli i femrave, është me fat që ndiqet gjithnjë e më shumë, edhe në nivelin e mediave. Në kohën time, ngjarja e vetme e madhe, Kupa Botërore më 1999 në Shtetet e Bashkuara, kishte transmetim të drejtpërdrejtë të RAI-it, por ishte natën.

Një ligë? Në 4-5 vitet e fundit niveli është rritur shumë, kampionati po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe po tërheq lojtare femra të nivelit ndërkombëtar. Për më tepër, edhe stërvitja në një klub professional ka ndryshuar shumë, sepse të gjitha detajet merren parasysh, nga ushqimi në pushim e deri tek kujdesi mjekësor, – vazhdon Guarino, siç raportohet nga “L Football”.

Para se të kemi një grua në krye të stolit të ekipit kombëtar, trajneret femra duhet të fillojmë të stërvisin disa klube profesionale, ndaj nuk mendoj se koha është e duhur për një gjë të tillë. Ende pak trajnere femra që stërvisin, çka është edhe hapi i pare që t’u japësh mundësinë femrave të mendojnë për të ardhmen e tyre brenda këtij sporti,”-është shprehur Rita Guarino, trajnerja e skuadrës së femrave të Interit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “l football” kupa botërore më 1999 rita guarino shtetet e bashkuara trajnerja e skuadrës së interit për femra “l football” kupa botërore më 1999 rita guarino shtetet e bashkuara trajnerja e skuadrës së interit për femra

Sondazh

Poll