Sport

“Reds” fiton ndeshjen, por humbet Thiago Alcantara, dëmtohet mesfushori

20 Shtator 2021, 14:16 Nga DOSJA
“Reds” fiton ndeshjen, por humbet Thiago Alcantara, dëmtohet

ANGLI – Liverpool, të shtunën, fitoi në “Anfield” 3-0 ndaj Crystal Palace, por në fund të takimit ka mësuar, se ka humbur mesfushorin Thiago Alcantara, i cili është dëmtuar. Pas talentit anglez Harvey Elliot, ku është dëmtimi i dytë i “The Reds” në pak ditë.

Zv.trajneri i Liverpool, Pepijn Lijnders, ka folur për dëmtimin e spanjollit: “Të marrim rezultatet e skanimit dhe pastaj do të kemi një diagnozë të duhur. Në një javë, humbasim dy mesfushorë vërtet me ndikim në skuadër, ky është lajm i keq.”

Edhe pse ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të mesfushorit spanjoll, e sigurtë është që ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Norwichit, në kuadër të ‘Carabao Cup‘ dhe ndaj Brentford në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anfield carabao cup crystal palace harvey elliot norwichit pepijn lijnders premier league thiago alcantara anfield carabao cup crystal palace harvey elliot norwichit pepijn lijnders premier league thiago alcantara

Sondazh

Poll