Bota

VIDEO/ Qeni rrëzon në tokë gazetaren e BBC gjatë raportimit direkt

20 Shtator 2021, 14:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Qeni rrëzon në tokë gazetaren e BBC gjatë raportimit

BRITANI E MADHE– Prezantuesja e motiti në BBC, Carol Kirkwood, u tërhoq zvarrë nga një qen gjatë transmetimit live dhe u rrëzua në tokë. Ajo tregoi se qeni i quajtur Flash, ishte shfaqur në ekranin e BBC edhe më parë.

“Flash është një shoqe e programit tashmë. Ajo ka qenë edhe më parë me tranjerin e saj Mel. Është rritur pak që atëherë, por është sjellë shumë mirë. Është e mrekullueshme.” tha 59-vjeçarja teksa ledhatonte qenin.

Momenti kur gazetarja u zvarrit ngadalë në tokë nga qeni tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Teksa Carol po raportonte në emision direkt, ajo u tërhoq nga Flash duke u rrëzuar me fytyrë në dyshmeme.
Ajo e përballoi situatën me shumë sportivitet, pasi u ngrit duke qeshur teksa thoshte që Flash është bërë mjaft e fortë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota virale gazetarja e bbc rrezohet nga qeni gazetarja e bbc rrezohet nga qeni

Sondazh

Poll