Bota

Tensionet në Kosovë, KFOR: Situata është e qendrueshme

20 Shtator 2021, 12:42 Nga DOSJA
Tensionet në Kosovë, KFOR: Situata është e qendrueshme

KOSOVË- Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar si të qendrueshme situatën në veri të vendit, pasi në kufijtë ka nisur të zbatohet reciprociteti për targat e makinave. Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ka thënë se misioni i NATO’s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është stabile. KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Minutella për Reporterin.

LAJMI KRYESOR: Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave! Tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kfor kosova vendos reciprocitetin me serbine kfor kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll