Bota

Presidenti turk pritet të vizitojë Rusinë në fund të muajit, Erdogan dhe Putin do të diskutojnë çështjen e Sirisë

20 Shtator 2021, 12:07 Nga DOSJA
Presidenti turk pritet të vizitojë Rusinë në fund të

RUSI- Kremlini konfirmoi sot se Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan së shpejti do të vizitojë Rusinë.

Sipas Reuters, Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojnë bisedime në fund të muajit. Vizita do të zhvillohet për bisedime mbi çështjet përfshirë konfliktin në Siri, ku Moska dhe Ankaraja mbështesin palët kundërshtare. Turqia mbështet luftëtarët që u përpoqën të rrëzojnë Presidentin Bashar al-Assad, ndërsa Rusia ka ndihmuar në forcimin e Assadit pas një dekade konflikti.

Marrëveshja e Marsit të 2020 pasoi javë luftimesh që sollën Turqinë dhe Rusinë pranë konfliktit dhe zhvendosën gati një milion njerëz. Pavarësisht mbështetjes së palëve kundërshtare në konfliktet siriane dhe libiane, Turqia dhe Rusia kanë krijuar bashkëpunim të ngushtë në sektorët e mbrojtjes, energjisë dhe turizmit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashar al-assad marredheniet turqi-rusi rexhep taip erdogan viziton rusine vladimir putin bashar al-assad marredheniet turqi-rusi rexhep taip erdogan viziton rusine vladimir putin

Sondazh

Poll