Bota

EMRI/ Kanosi dhe kërcënoi ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, dënohet me 10 burg i riu 

20 Shtator 2021, 13:33 Nga DOSJA
EMRI/ Kanosi dhe kërcënoi ambasadorin e SHBA-së në

KOSOVË- Imer Gashi është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka pranuar se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, duke kanosur me vrasje ambasadorin dhe zyrtarët e tjerë. Betimipërdrejtësi shkruan se E-maili në adresë të ambasadës ishte dërguar në qershor të këtij viti, ku sipas aktakuzës, Gashi kishte kërkuar nga ambasadori ndalimin e grupeve kriminale në Kosovë në të kundërtën do të ndodhte vrasja.

Aktgjykimi ndaj Gashit është shpallur të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vesel Ismajli, pasi që i akuzuari deklaroi se pranon fajësinë për veprën penale “rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare”. I akuzuari deklaroi se i kupton pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë dhe se ndihet thellësisht i penduar.

“Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes”, tha i akuzuari.

Pas deklarimeve të tyre, gjykatësi Ismajli ka aprovuar pranimin e fajësisë dhe ka bërë shpalljen e aktgjykimit. Lidhur me propozimin e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata mori aktvendim me të cilin i ndërpreu masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në aktakuzë thuhet se Gashi më 16 qershor të vitit 2021, me paramendim dhe dashje, përmes telefonit dhe emalit të tij, në adresën zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni imer gashi kanosi ambasadorin e shba-se ne kosove vesel ismajli imer gashi kanosi ambasadorin e shba-se ne kosove vesel ismajli

Sondazh

Poll