Bota

U zhduk në mënyrë të mistershme gjatë një udhëtimi me të dashurin, FBI-gjen trupin e pajetë të 22-vjeçares amerikane

20 Shtator 2021, 06:38 Nga DOSJA
U zhduk në mënyrë të mistershme gjatë një

SHBA- Një trup që përputhet me përshkrimin e gruas së humbur, Gabby Petito është gjetur nga grupi i kërkuesve të cilët kontrolluan një park kombëtar në shtetin amerikan Wyoming.

Sipas BBC, lajmi u konfirmua nga angjenti i FBI-së, Charles Jones i cili doli në një konferencë për shtyp për të konfirmuar gjetjen e Petitos.

Siç mund ta imagjinojë çdo prind, kjo është një kohë tepër e vështirë për familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.” tha ai.

FBI tha se ndërsa ekzaminimet mjeko -ligjore ende nuk kanë konfirmuar 100% se mbetjet njerëzore ishin ato të zonjës Petito, ato ishin në përputhje me përshkrimin e saj.

Pas njoftimit të djeshëm, babai i Petitos, Joseph, ndau një foto të vajzvs së tij në rrjetet sociale. Ajo shfaqet qëndruar para një grafiti me krahë engjëlli dhe me shkrimin “ajo preku botën’.

Petito, 22 vjeç, ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, kur u zhduk. Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë.  Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton. Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutas, Moab, u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit të cilat tregonin Petiton duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor tek oficerët. Ajo gjithashtu tha se çifti po grindej më shpesh.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brian laundrie gabby petito gjendet e vdekur 22 vjecarja shba brian laundrie gabby petito gjendet e vdekur 22 vjecarja shba

Sondazh

Poll