Bota

Covid në Kosovë, 6 persona humbin jetën dhe 48 të tjerë regjistrohen pozitivë gjatë 24 orëve

20 Shtator 2021, 13:03 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, 6 persona humbin jetën dhe 48 të tjerë

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 viktima dhe janë shëruar 903 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll