Bota

‘Babai i bombës’ u ekzekutua nga snajperi i komanduar nga inteligjenca artificiale, zbulohen detaje gati një vit p

20 Shtator 2021, 12:49 Nga DOSJA
‘Babai i bombës’ u ekzekutua nga snajperi i komanduar nga

IRAN- Ekzekutimi i ‘babait të bombës atomike’, Mohsen Fakhrizadeh është kryer nga një snajper me telekomandë i cili përdorte teknologji të përparuar të inteligjencës artificiale.

Ky raport ështv publikuar nga The New York Times, i cili thotë se arma vdekjeprurëse ishte një model i veçantë i një mitralozi FN MAG të prodhuar nga Belgjika, i cili ishte ngjitur në një aparat robotik të avancuar.

Ajo peshonte rreth një ton dhe kontrollohej nga operativët e Mossad jashtë Iranit, duke garantuar kështu sigurinë e agjentëve izraelitë. Për të futur armën në vend, ajo ishte kontrabanduar në Iran pjesë për pjesë dhe ishte montuar fshehurazi në kohë për atentatin.

Mossad kishte ndjekur Fakhrizadeh që nga viti 2007, raportoi The Times, dhe agjencia e inteligjencës kombëtare izraelite thuhet se kishte vënë në lëvizje planin për ta vrarë atë në fund të vitit 2019 pas diskutimeve me ish-presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të SHBA. Fakhrizadeh ishte objektivi kryesor sepse zyrtarët e inteligjencës izraelite thonin se ai po drejtonte përpjekjet e Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore.

Izraelitët kishin marrë parasysh një sërë metodash për të vrarë Fakhrizadeh dhe Mossad kishte menduar shpërthimin e një bombe, duke e detyruar atë të ndalonte dhe duke e sulmuar me snajperë. Plani u anulua.

Më 27 Nëntor 2020, pas një përpjekjeje të mëparshme të dështuar, Mossad më në fund arriti të vriste Mohsen Fakhrizadeh. Pasi automjeti i Fakhrizadeh mbërriti në kryqëzim, operativët e Mossad jashtë Iranit përdorën kamerat për të identifikuar pozitivisht objektivin e tyre dhe lëshuan një breshër plumbash nga mitralozi me telekomandë. Ai doli nga makina e tij dhe u godit me tre plumba të tjerë që “i shqyen shpinën”. Thuhet se truprojat e tij dukeshin të hutuar pasi nuk mund të shihnin se kush sulmoi. Vrasja zgjati më pak se 60 sekonda dhe vetëm Fakhrizadeh u vra.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vritet mohsen fakhrizadeh mahabadi vritet mohsen fakhrizadeh mahabadi

Sondazh

Poll