Bota

BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalen tensionet dhe të vijojnë dialogun, Stano: Jemi duke vëzhguar situatën nga afër

20 Shtator 2021, 10:46 Nga DOSJA
BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalen tensionet dhe të

BRUKSEL-Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të vendosur sot nga qeveria e Kosovës.

Në një konferencë për mediat ai tha se duhet të ndalen tensionet dhe të vijojë dialogu.

Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.-tha ai.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”, shtoi Stano.

Lajmi kryesor/ Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave! Tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine peter stano kosova vendos reciprocitetin me serbine peter stano

Sondazh

Poll