Politike

Aksioni i Berishës brenda PD! Basha i prerë: S’do të lejoj asnjë grupim anti-amerikan në PD, “Doktori” e di shumë mi

20 Shtator 2021, 13:29 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës brenda PD! Basha i prerë: S’do të lejoj

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë paralajmërimin e parë ndaj deputetëve në Partinë Demokratike, duke u shprehur qartë: S’do të lejoj asnjë grupim anti-amerikan! Në takimin e sotëm me grupin parlamentar dhe Kryesinë e PD-së, deputeti Flamur Noka nuk u “përmbajt” dot pa e përmendur edhe njëherë liderin historik Sali Berisha.

Diskutimet me të, kanë bërë që kryedemokrati Basha të fliste qartë për të treguar edhe detaje të tjera që shtynë në marrjen e vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Basha tha në fjalën e tij se vetëm ai dhe Berisha, duke theksuar se askush tjetër, ishin në dijeni të disa informacioneve që vulosën marrjen e vendimit.

Ndërsa gjithashtu ka paralajmëruar se nën logon e Partisë Demokratike nuk do të krijohet asnjë grupim anti-amerikan, duke iu referuar takimet që ish-kryeministri ka nisur në disa qytete të vendit.

“Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk është vendimi jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time… S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçarë partinë dhe demokratët. Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë. Vendimi nuk ka më kthim pas. Në PD nuk do te lejoj dhe nuk do të ketë grupime anti-amerikane. Ky është vendimi në interes të demokratëve,”- tha në fjalën e tij Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Përfundon mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së! Alibeaj: Diskutuam për strategjinë e opozitës në Parlament. ACAROHET Noka, akuza Bashës: I ngule thikën pas shpine Sali Berishës!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha mbledhja e grupit parlamentar te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha mbledhja e grupit parlamentar te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll