Politike

Rama në New York, Balla mbledh në mungesë të tij grupin e PS: Të nisë puna për zgjatjen e afateve për Vettingun

20 Shtator 2021, 08:51 Nga DOSJA
Rama në New York, Balla mbledh në mungesë të tij grupin e

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur deputetët e grupit. Mbledhja është zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë  “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.

Ndërkohë që në takimin e sotëm, mësohet se kreu i Grupit të PS, iu ka kërkuar deputetëve që të nisin punën për të adresuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të zgjatur procesin e Vettingut. “Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut”,-raportohet se është shprehur Balla.

Ndryshimet kushtetuese për Vettingun e detyrojnë Partinë Socialiste të kërkojë me ngulm bashkëpunimin me demokratët pasi i duhen 94 vota, të cilat nuk i ka.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne new york mbledhja e grupit te ps edi rama edi rama ne new york mbledhja e grupit te ps

Sondazh

Poll