Politike

‘Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier! Turi në qytetet e Shqipërisë, ish-kryeministri mbledh demokratët

20 Shtator 2021, 05:54 Nga DOSJA
‘Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier! Turi në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “foltoren” e radhës ditën e djeshme në qytetin e Fierit. Pas takimit me demokratët në Tiranë, Berisha duket se ka vendosur që takimin e radhës ta zhvillojë në orën 18:00, pranë ish-Universitetit “Ufo”.

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, ai e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se PD-ja nuk e njeh referendumin.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd foltorja per pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll