Politike

Më 21 tetor? Kur do të mbahet takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ende nuk ka datë e as vend të caktuar…

19 Shtator 2021, 18:21 Nga DOSJA
Më 21 tetor? Kur do të mbahet takimi i dy qeverive

TIRANË– Së shpejti pritet që të zhvillohet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Por ende nuk ka asnjë datë zyrtare, edhe pse dy kryeministrat kanë rënë dakord parimisht për takimin.

Mediat kosovare shkruanin se takimi mes dy qeverive do të zhvillohet më 21 tetor 2021, por burime të Dosja.al e kanë përgënjeshtruar këtë lajm, duke shtuar se edhe pse Rama e Kurti kanë shprehur “dëshirën” për takim të kabinetëve, ende nuk ka asnjë datë zyrtarë dhe aq më pak një vend se ku do të zhvillohet takimi.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai që ftoi publikisht homologun, Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës pas betimit të qeverisë së re tek presidenti Ilir Meta. Edhe Rama, përmes një mesazhi publik, e konfirmoi takimin, por vetëm pas kthimit të tij nga SHBA, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës së OKB-së. Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren në 11 Janar 2014, dhe më pas u caktuan qytete të ndryshme, si Tirana, Prishtinë, Korça dhe Peja. Po ashtu, përveç Shqipërisë, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,  ku u nënshkruan 11 marrëveshje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove albin kurti edi rama takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll