Politike

“Doktori e di shumë mirë çfarë informacionesh që…!”/ E PLOTË- Zbardhet debati në mbledhjen e PD-së, Noka përplase

20 Shtator 2021, 13:15 Nga DOSJA
“Doktori e di shumë mirë çfarë informacionesh

TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar brenda dyerve të mbyllura të selisë së Partisë Demokratike. Mësohet se ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës. Po ashtu, deputeti Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”, ndërsa ka shtuar se vendimi duhet që të ishte marrë në përputhje me statutin e Partisë. Ndërkohë që Basha e ka hedhur poshtë akuzën, duke përsëritur se ai ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë prej kohësh. Po ashtu, kryedemokrati ka shtuar se informacionet që kanë çuar në marrjen e vendimit i ishin servirur edhe liderit historik të Partisë Demokratike. Ndërsa në fund të replikave të tij me Nokën, Basha theksoi në formë paralajmërimi se nuk do të lejonte asnjë grupim anti-demokrat brenda PD-së.  

DEBATI NË MBLEDHJE:

Flamur Noka: Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar! Me ketë vendim për Berishën ishte thike pas shpine! T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të Bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Ne të bashkuar dhe nuk e rrëzuam dot Ramën, si do ja bëjmë tani që e ke përçarë anëtarësinë? Ke marrë vendim anti statutor me Kushtetutën e partisë. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD të bashkuar. Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës anëtarësisë e përçan partinë. Me këtë vendim e ke fut PD-në në një rrrokullim pa kthim.

Lulzim  Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk është vendimi jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time… S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët. Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimmarrës. Duhet të ishte thirrur Kuvendi!

Lulzim Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Në PD nuk do te lejoj dhe nuk do të ketë grupime anti-amerikane. Ky është vendimi në interes të demokratëve

LAJMI KRYESOR: Përfundon mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së! Alibeaj: Diskutuam për strategjinë e opozitës në Parlament. ACAROHET Noka, akuza Bashës: I ngule thikën pas shpine Sali Berishës!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike flamur noka mbledhja e grupit parlamentar te pd flamur noka mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll