Politike

Pas Yuri Kim/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takohet me Luigi Soreca

20 Shtator 2021, 12:19 Nga DOSJA
Pas Yuri Kim/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takohet me Luigi Soreca

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është takuar me Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca i cili e uroi kryeparlamentares suksese në detyrën e lartë. Nikolla, i shprehu Ambasadorit Soreca mirënjohjen për urimet dhe e siguroi për vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend.”, nënvizoi ajo.

Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin politik.

 

Ky takim, vjen pas atij me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, i cili zgjati afro 30 minuta.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla luigi soreca lindita nikolla luigi soreca

Sondazh

Poll