Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Debate dhe përplasje në mbledhjen e sotme të Kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në dy orë takim, ku do të diskutohej lidhur me strategjinë e opozitës dhe ndarjet në Komisionet parlamentare, kryefjalë është bërë edhe njëherë ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithçka ka nisur nga deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës.
Po ashtu, deputeti Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”, ndërsa ka shtuar se vendimi duhet që të ishte marrë në përputhje me statutin e Partisë. Megjithatë akuzat e tij kanë marrë përgjigje nga numri një i partisë, i cili është shprehur se vendimi ishte marrë në bazë të disa infomacioneve për të cilat “doktori” ishte në dijeni por që nuk do të bëheshin kurrë publike për të tjerë.
Teksa debati mes tyre ka arritur kulmin, për të qetësuar “gjakrat” ka ndërhyrë nënkryetarja Jorida Tabaku. Kjo e fundit ka kërkuar që në mbledhje të vijohet e të flitet për Komisionet parlamentare dhe çështje të tjera organizative. Por përgjigje i ka kthyer Basha, i cili ka këmbëngulur që debati të vijojë në prani të të tjerëve, për të dërguar kështu një mesazh për ta. Basha theksoi në formë paralajmërimi se nuk do të lejonte asnjë grupim anti-amerikan brenda PD-së.
Pas lanë pas debatin për Berishën, në mbledhjen e sotme gjithashtu u vendos që Agron Gjekmarkaj të jetë drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, për të zëvendësuar Mark Markun, i cili dha dorëheqjen nga mandati i tij. Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët pas takimit, shtoi se ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut, opozita do të do të bëjë gjithçka për të larguar Ramën. Ndryshimet kushtetuese për Vettingun do të sjellin dhe përplasjet e “rrëmimin” e parë për vota në Kuvend, pasi Partinë Socialiste do të kërkojë me ngulm bashkëpunimin me demokratët pasi i duhen 94 kartona jeshilë, të cilat nuk i ka.
(k.m.a.b./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të qarkut të të Fierit dhe të Lezhës, menjëherë pas mb...
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar se ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë amerikanë kanë takuar disa deputetë të selisë...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka mohuar zërat se kryeministri Edi Rama do t’u lërë që të japin një pref...
TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka bërë me dije se opozita është në Kuvend edhe për të diskutuar lidhur m...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka ndarë detaje nga negociatat e kryedemokratit Lulzim Basha me Sali Berishën...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka folur në lidhje me zjarrin në Sarajet e Toptanajve. Veliaj...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar se një pjesë e deputetëve të PD-së janë thirrur për të diskutuar në Ambasad...
TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani bërë me dije se bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, ka qen...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar që në Qytet Studenti ka qytetarë të ardhur nga Afganistani. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Vel...