“Ka në dorë të gjitha fondet e huaja”, gazetari zbulon Agjencinë që pritet të krijohet: Kryetar do të jetë I
20 Shtator 2021, 10:40Nga DOSJA
TIRANË– Një tjetër agjenci pritet të krijohet nga qeveria Rama 3 pas një sërë platformash online dhe Agjencisë për Informacionin. Gazetari Klodian Tomorri bën me dije se kjo Agjenci që pritet të ketë si kryetar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë rekord prej gati 1 miliard eurosh në vit.
POSTIMI I PLOTË I TOMORRIT:
Shqetësimi se qeveria po krijon ministri propagande është i kotë. E gjithë qeveria, që në ditën e parë të saj, ka qenë një ministri e madhe propagande. Gjithsesi Agjencia e Propagandës është e padëmshme se ti ke mundësi ta luftosh me media. Ajo që është e dëmshme, dhe që nuk ka kurë, është agjencia tjetër që po bëhet gati. Shumë shpejt qeveria do të krijojë Agjencinë e Donacioneve. Agjencia e Donacioneve do të administrojë të gjithë fondet e huaja të buxhetit dhe kryetar i saj flitet se do të jetë Ilir Beqja. Me pak fjalë do të krijohet një xhep i madh ekstrabuxhetor gati 1 miliard euro në vit, i cili do të shpenzohet jashtë disiplinës financiare dhe ligjeve të buxhetit. Kjo është çmenduri. Shqipëria do të ketë dy ministri financash. Një ministri që menaxhon fondet e brendshme të buxhetit dhe një agjenci, që menaxhon fondet nga jashtë. Meqë po mbaron xhepi i rindërtimit, tani duhet krijuar një xhep i ri për të kanalizuar fondet me eficencë dhe pa siklete aty ku duhen.
Qeveria Rama 3 ka planifikuar ngritjen e disa agjencive në mandatin e tretë. Deri më tani, mediat janë marrë gjerësisht me agjencinë për Informimin dhe Median që është cilësuar si një ‘ministri propagande’ dhe me “Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, e cila do të kontrollojë gjithë administratën publike. Dhe siç duket ky mandat do të ketë më shumë kompetenca tek agjencitë e varura nga kryeministri sesa tek ministritë.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur deputetët e grupit. Mbledhja është zhvilluar pa praninë e kryeminist...
TIRANË- Nga nesër, rihapet sërish për qytetarët dhe personat e interesuar Sektori Konsullor i ambasadës Gjermane në Tiranë. Në një njoftim në rrjetet socia...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar mëngjesin e sotëm, studentëve dhe pedagogëve se nëse duan të futen në auditore, duhet të jenë të vaksinu...
TIRANË– Qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj shpalljes “non grata” të liderit historik, Sali Berisha dhe përjashtimit të këtij të...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga “Grand Gala” që shënoi inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Tek...
Shumë nisma të lançuara nga qeveria Rama sesionin e shkuar parlamentar kanë ngjallur reagime të forta. Disa prej tyre përfshirë ligji anti shpifje apo ni...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anti-COVID për studentë e p...
PRISHTINË– Mbledhja e dy qeverivë, Shqipëri-Kosovë pritet që të zhvillohet më 21 tetor, në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga korrespondenti në Ko...