Bota

Albin Kurti tregon arsyen pse nuk udhëtoi drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

20 Shtator 2021, 11:42 Nga DOSJA
Albin Kurti tregon arsyen pse nuk udhëtoi drejt SHBA-së për

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth mungesës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në SHBA.

Kurti u shpreh se ky është një vendim që ka marrë në konsultim me presidenten e vendit dhe pjesëtarë të qeverisë për të kordinuar vizitat jashtë vendit. Ai ka thënë se nuk ka aplikuar për t’u pajisur me vizë të SHBA-së për  në Amerikë ku ndodhet presidentja Osmani e ministrja Gërvalla, pasi thotë se nuk e ka pasur synim të shkojë.

Sa i përket disa prej pyetjeve që mu bënë, po ju përgjigjem, ndërsa disave të tjera do ju përgjigjen ministrat. Së pari jemi ulur bashkë me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, me ministren e Jashtme Donika Gërvalla dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në mënyrë që vizitat jashtë vendit t’i koordinojmë. Të mos ndodh që të jemi të gjithë ne ose shumica jashtë vendit, nganjëherë na imponohet që edhe shumica të jemi jashtë vendit, por nuk do të lejojmë që të jemi të gjithë jashtë vendit…Asnjëri prej nesh nuk e ka prioritet udhëtimin vetjak, karshi dobisë së përgjithshme, në këtë kuptim kemi vendosur që Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator të shkojnë presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla.

Unë nuk kam aplikuar për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse nuk e kam pasur synim që të shkojë në këtë, mirëpo në SHBA do të udhëtojë në muajin nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhuri dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam i vetmi kryetar i subjektit politik që e ka mbështet paraprakisht publikisht, ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton…Ju keni qenë duke shikuar se kush po fiton, e unë u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve me votu presidentin Biden”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti tha se për në SHBA do të udhëtojë në muajin nëntor, ku tregoi dhe arsyen e vizitës së tij atje.

Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhuri dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden ju e dini që unë jam i vetmi kryetar i subjektit politik që e ka mbështet paraprakisht publikisht, ndërsa ju të tjerët keni shikuar se kush po fiton…Ju keni qenë duke shikuar se kush po fiton, e unë u bëra thirrje shqiptaro-amerikanëve me votu presidentin Biden”, tha Kurti në Kuvend.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti asambleja e okb albin kurti asambleja e okb

Sondazh

Poll