Bota

Situata e tensionuar në kufirin Kosovë-Serbi, ministria e brendshme thirrje qytetarëve të evitojnë pikën e Jarinjës dhe B

20 Shtator 2021, 11:33 Nga DOSJA
Situata e tensionuar në kufirin Kosovë-Serbi, ministria e brendshme

KOSOVË– Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka ftuar të ghithë qytetarët të cilët kanë në plan të kalojnë në pikat e Bërnjakut dhe Jarinjës që ti evitojnë ato.

Me anë të një komunikim për media, MPB bën me dije se kjo duhet të bëhet për shkak të pengesave që mund të paraqiten në rrugë.

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë të Mitrovicës, që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të pengesave të mundshme që mund të paraqiten në rrugë”, thuhet në njoftim.

MPB bën me dije se qytetarët të cilët shkojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë, mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë, por në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës, duhet të pajisen me targa të përkohshme të RKS-së.

Njëkohësisht, njoftojmë qytetarët të cilët qarkullojnë në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë, se mund të shfrytëzojnë targat e Serbisë. Në hyrje dhe qarkullim brenda Republikës së Kosovës duhet që të pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës, sipas vendimit të sotshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e MPB’së.

Lajmi kryesor/ Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin e targave! Tension në kufirin e Jarinjës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova vendos reciprocitetin me serbine ministria e punëve të brendshme e kosoves kosova vendos reciprocitetin me serbine ministria e punëve të brendshme e kosoves

Sondazh

Poll