Politike

“A fitohet me SHBA-të kundër?”/ Shkrimi i Preç Zogajt ngjall replika, Andi Bejtja: Pini një kafe me Kurtin dhe F

19 Shtator 2021, 16:26 Nga DOSJA
“A fitohet me SHBA-të kundër?”/ Shkrimi i Preç

TIRANË– Qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj shpalljes “non grata” të liderit historik, Sali Berisha dhe përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar kanë nxitur reagime dhe qëndrime në rrjet.

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj në një shkrim të gjatë në “Panorama” ai hedh këtë tezë: Çështja kryesore përkthehet sot në formën e pyetjes për çdo demokrat, për çdo të zgjedhur në këtë parti, për Berishën gjithashtu. A mund të fitojë PD me SHBA kundër? Unë kam dhënë përgjigjen time dhe e përsëris: Jo. Me SHBA përkrah, po.

“E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve…,”-shkruan ai në Facebook.

POSTIMI I PLOTË: 

A fitohet me Ameriken kunder?Kjo eshte nje pyetje qe po shtrohet rendom se fundmi, (nga disa qellimisht e nga disa dhe naivisht )sidomos tani kur ish lideri historik i opozites ka rinisur nje levizje ne Partine Demokratike, ku per fat te mire edhe pse vone per mendimin tim, beteja e tij per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur nga nje ” Non Grata” pa prova dhe pa shpjegime eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me nevojen e demokratizmit te Partise me te madhe ne opozite. Thjesht per kujtese, jo me larg se dy tre vite me pare, ishte i njejti vend qe mbante po emrin Amerike qe e pranoi oferten per ndarjen e Kosoves, oferte qe i ngriti qimet ne koke cdo intelektuali e shkrimtari europian. Nuk e mbaj mend cfare qendrimi kane mbajtur keta intelektuale e shkrimtare shqiptare, ate bote , po kam pershtypjen se neqoftese nga turpi nuk jane shprehur per kete nisme, po prape per turpin e tyre kane heshtur…E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve….Ndersa neqoftese doni nje pergjigje te shpejte a fitohet me Ameriken kundra, pini nje kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon ne Kongresin e Partise Socialiste, jo thjesht si Kryeminister, po si Kryeminister qe vinte me dekorata nga Shtepia Bardhe, si njeriu qe duke I hapur deren 700 mije kosovareve gjate spastrimit etnik te Milloshevicit i shpetoi fytyren jo vetem Uashingtonit, por edhe Europes qe u gjend fare e papergatitur…

Pjesë nga shkrimi i plotë i Preç Zogajt

Çështja kryesore përkthehet sot në formën e pyetjes për çdo demokrat, për çdo të zgjedhur në këtë parti, për Berishën gjithashtu. A mund të fitojë PD me SHBA kundër? Unë kam dhënë përgjigjen time dhe e përsëris: Jo. Me SHBA përkrah, po. Natyrisht, edhe me mbështetje fitorja nuk dhurohet. Ajo meritohet në arenë me mençuri e me talent. Mbështetja amerikane është një premisë e fuqishme për të fituar.

Përvoja e këtyre tridhjetë viteve në Shqipëri u jep mbështetje me prova, nga zgjedhjet në zgjedhje, këtyre pohimeve. Berisha dhe PD u larguan nga pushteti në mënyrë dramatike në vitin 1997 në kontekstin e një qëndrimi shumë kritik të SHBA për zgjedhjet e vitit 1996 dhe të mbështetjes që mori në Uashington grupimi opozitar i asaj kohe me Servet Pëllumbin në krye. PD përjetoi një periudhë jo të shkurtër ftohjeje me SHBA dhe përfaqësuesit të saj në Tiranë. Rikthimi i saj në pushtet me kryetar Berishën në vitin 2005 ndodhi në klimën e re të përafrimit me SHBA dhe “bekimit” të ri amerikan për t’u kthyer me një mendje tjetër, më të hapur se më parë. Amerikanët nuk u mbajnë dorën votuesve dhe as marrin anë hapur në zgjedhje. Por me qëndrimet që mbajnë, ushqejnë perceptime dhe vlerësime të sakta në publik, që përkthehen si vota që bëjnë diferencën. Në Shqipëri nuk ka asnjë shans, për asnjë parti të fitojë me SHBA kundër. Unë dua të përsëris se shkoj më larg: Nuk duhet të fitojë.

Ndërkohë që DASH vendosi shpalljen “non grata” të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Basha vendosi që ta largonte nga grupi parlamentar. Po ashtu në një deklaratë për mediat ai shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-të ishin të pacënueshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bejtja sali berisha sali berisha jashte grupit te pd andi bejtja sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...