Politike

ME VIDEO/ Inaugurimi i TKOB, Rama publikon pamje nga “Grand Gala”: Kushte dinjitoze, është kënaqësi që mund të ngremë

19 Shtator 2021, 20:13 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Inaugurimi i TKOB, Rama publikon pamje nga “Grand Gala”:

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar momente nga “Grand Gala” që shënoi inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Teksa transmetonte pamje nga mbrëmja dhe intervista me solistët, Rama premtoi se do të krijojë kushte të reja dhe dinjtoze teksa thekson se në TKOB ngrihet një perde e re aty ku kanë kënduar ata që kanë bërë histori.

Prej shumë vitesh, TKOB priste të dilte nga një periudhë e stërgjatë degradimi si rezultat i një kohe të pambarimtë mosndërhyrjeje për mirëmbajtjen apo lërë pastaj rikonstruksionin. Dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë, s’ka nevojë për koment. Ia dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja, ndryshe, dinjitoze për të qenë në lartësinë e atyre zërave të njohur nëpër botë, por gjithë atyre zërave të rinj që ky vend fatmirësisht i nxjerr me shumicë dhe që u ngjitën shumë shpesh në këtë skenë pa pasur mundësinë të ndihen asnjëherë të respektuar dhe në shtëpinë e tyre për shkak të kushteve. Është krenari dhe kënaqësi që pasi u kapërcye dhe ajo periudhë mallkimi e cila e pamundësoi hapjen e këtij teatri në kohë si rezultat i një tjetër agresioni mbi shëndetin e njerëzve, aktivitetin social, kulturor, ekonomik të COVID-19 të mund të ngremë përden e kësaj skene. Një skene ku kanë kënduar gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij Teatri. Nga momenti i ngritjes së përdhes, nuk kemi arsye t’i shohim me zili apo duke bërë pyetjen kur do të vijë dita që në Shqipëri të kemi një teatër më të njëjtin dinjitet e respekt për ata që japin jetë, qofshin krijues, protagonistë,”- tha Rama në fjalën e tij.

VIDEOJA E PLOTË:

Më 15 shtator të këtij viti, TKOB u inaugurua me një “Grand Gala”, ku u ngjitën në skenë artistë të talentuar shqiptarë e të huaj si tenori i famshëm  Plácido Domingo, dhe sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama teatri kombetar i operas dhe baletit tkob edi rama teatri kombetar i operas dhe baletit tkob

Sondazh

Poll

Politike 19 Shtator 2021, 14:00

TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë, ende nuk ka asnjë “shkën...