Trazoi rrjetin! Ministrja e Jashtme betohet mbi Kushtetutë me rrip 379 euro? Detaji nga veshja e Olta Xhaçkës
19 Shtator 2021, 19:36Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka veshur në ditën e saj të betimit tek presidenti Ilir Meta, një rrip me çmim “të kripur”. Bëhet fjalë për një produkt të firmës “Salvatore Ferragamo”, i cili kushton jo më pak se 379 euro.
Fotoja dhe çmimi i rripit janë bërë virale në rrjet, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë një replikë e markës së njohur italiane.
Ndërkohë që jo më larg se dje kryeministri Edi Rama, në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë në këtë mandat të tretë vuri theksin kodin etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.
Por në të njëjtën kohë, edhe vetë u pikas nga mediat duke udhëtuar me një makinë lukzoze, për të cilën Kryeministria bëri me dije se është e marrë me qera, po në asnjë moment nuk dha asnjë shifër sesa para dalin nga arka e taksapaguesëve shqiptarë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shumë nisma të lançuara nga qeveria Rama sesionin e shkuar parlamentar kanë ngjallur reagime të forta. Disa prej tyre përfshirë ligji anti shpifje apo ni...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se tashmë në çdo universitet të Shqipërisë ka nisur vaksinimi anti-COVID për studentë e p...
PRISHTINË– Mbledhja e dy qeverivë, Shqipëri-Kosovë pritet që të zhvillohet më 21 tetor, në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga korrespondenti në Ko...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të akuzohet se riktheu PD-në në rrugën që ishte krijua...
BERAT- Presidenti Ilir Meta, duket se nuk i ndahet shpirti nga vendlindja e tij Skrapari. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka hedhur një foto me mikun e ...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është e vetmja nga dymbëdhjetë anëtarët e kabinetit që nuk ka firmosur mbi dekretin e emërimit të saj. Ndryshe nga ...