Sport

19 Shtator 2021, 22:11 Nga DOSJA

ITALI-Massimiliano Allegri bën mea culpa pas barazimit me Milanin. “Sonte jam shumë i zemëruar, por skuadra bëri një pjesë të parë të mirë, ne kishim raste, tha fillimisht trajneri.”Përgjegjësia është e imja për zëvendësimet, të cilat i bëra gabim. Fatkeqësisht ne e humbëm vëmendjen, vendosmërinë, vetëm shikoni goditjen nga këndi kur pësuam golin, ishin pak mbrojtës-shtoi Allegri.

Allegri konfirmoi se Juvja e tij është ende në progres dhe kërkon punë. “Gjëja që duhet mësuar shpejt është se ka lloje të tilla ndeshjesh ku duhet të jesh i ashpër në momentin e fundit, duhet të jesh i keq, duhet të marrësh ndeshjen në shtëpi, duhet të luash më mirë, duhet të jesh i kujdesshëm. Kjo është pjesë e rritjes së disa lojtarëve”.

Trajneri ende beson te titulli kampion edhe pse për momentin ndodhet -8 pikë larg nga kampionët e Italisë, Inter. “Sonte ishte para së gjithash një ndeshje e rëndësishme, ishte e rëndësishme të fitosh.Unë thashë se ishte më e rëndësishme për Milanin sepse nëse do të fitonin do të na kishte larguar jo përgjithmonë, por shumë nga titulli kampion. Këtu ne luajmë për të fituar kampionatin dhe këto ndeshje absolutisht nuk duhet të barazohen.” Përfundon Allegri.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus milan allegri juventus milan

Sondazh

Poll