Bota

Australia mohon të ketë gënjyer Francën mbi anullimin e marrëveshjes së nëndetëseve, Morrison: E dinit që kishim dyshim

19 Shtator 2021, 19:37 Nga DOSJA
Australia mohon të ketë gënjyer Francën mbi anullimin e

AUSTRALI– Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka refuzuar të dielën akuzat e Francës, se shteti i tij ka gënjyer për planet e anullimit të kontratës për blerjen e nëndetëses Franceze.

Mediat shkruajnë se ai pretendon të ketë ngritur shqetësime mbi këtë marrveshje disa muaj më parë.

“Mendoj që ata do të duhej ta kishin pasur çdo arsye për ta ditur se kishim shqetësime të thella dhe të forta se a ka kapacitet nëndetësja Attack Class që t’i përmbushë interesat tonë strategjikë, dhe e kemi bëre të qartë që do ta merrnin një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar”, ka thënë Morrison.

Reagimi i kryeministrit Morrison, vjen pas eksalimit të krizës diplomatike mes Francës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi anullimin e marrëveshjes 50 miliardë dollarëshe me Francën për ndërtimin e një flote nëndetësesh.

Mbrëmjen e të shtunës, Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, përdori gjuhë aspak diplomatike drejt Australisë, Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ka pasur gënjeshtra, ka pasur hipokrizi, ka pasur një thyrje të madhe besimi, ka pasur mospërfillje”, u shpreh ai, duke aluduar se shtetet i kane fshehur negociatat prej muajsh nga Franca. Më herët ketë të shtunë, ambasadori francez në Australi e ka konsideruar anullimin e marrëveshjes si ‘tradhëti’.

Të tjerë zyrtarë australianë refuzuan gjithashtu akuzat e Francës se qeveria australiane ka gënjyer në lidhje me marrëveshjen.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll