Bota

Katedralja Notre Dame do të hapet sërish për publikun në 2024

19 Shtator 2021, 17:46 Nga DOSJA
Katedralja Notre Dame do të hapet sërish për publikun në

PARIS – Katedralja e “Notre Dame” në Paris tani është mjaft e qëndrueshme, ndaj dhe zyrtarët po synojnë të rihapin kishën në vitin 2024. Lajmi u bë i ditur pas më shumë se 2 vitesh pasi zjarri shkatërroi katedralen 850-vjeçare. Sipas të dhënave, stabilizimi i kishës së stilit gotik ishte i vështirë sepse ekuipazhet duhej të çmontonin skelat dhe të pastronin rregullisht mbeturinat në dysheme për të mos shkaktuar dëme të tjera.

“Ne po themi zyrtarisht se katedralja tani është e fortë në shtyllat e saj dhe se muret e saj janë të forta. Ne do të jemi në gjendje të vazhdojmë me vendosmëri fazën e restaurimit dhe rindërtimit të pjesëve të shkatërruara nga zjarri, në mënyrë që të jetë gati të rihapet për shërbime dhe vizita publike në 2024,”– tha Jean-Louis Georgelin, i cili drejton grupin e qeverisë për restaurimit Notre-Dame.

Katedralja thuajse u shkatërrua nga një zjarr, për të cilin ende nuk ka prova se çfarë e ka shkaktuar. Pas hetimeve që u bënë, ekspertët thanë zjarri mund të ishte ndezur nga një cigare ose një defekt elektrik. Por për rindërtimin e saj, nga mbarë botë, u mblodhën më shumë se 950 milionë dollarë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota digjet katedralja notre dame katedralja notre dame digjet katedralja notre dame katedralja notre dame

Sondazh

Poll