Bota

Vuçiç mbron “Ballkanin e Hapur” gjatë takimit me Erdogan, fton Prishtinën t’i bashkohet nismës: S’vë bast

19 Shtator 2021, 14:32 Nga DOSJA
Vuçiç mbron “Ballkanin e Hapur” gjatë takimit me

TURQI- Ka përfunduar vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Turqi. Vuçiç zhvilloi një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll, ku mbrojti më forcë nismën e “Ballkanit të Hapur”. Media serbe “Tanjug” ka bërë me dije se sipas Vuçiç përfitimet do të jenë të mëdha për të gjitha shtetet, ndaj ai fton edhe Prishtinën të bëhet pjesë e projektit.

“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i gjithë rajoni. Dhe nuk ka dyshim që Prishtina nëse do dëshironte të merrte pjesë dhe ata gjithashtu do të kishin një përfitim të madh. Nuk vë bast me Vjosa Osmanin por do kishte përfitime të mëdha,”- tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë tha për mediat se Erdogan mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se është e rëndësishme arritja e një kompromisi.

“Presidenti Erdogan ka mbështetur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi. Por ne nuk u fokusam vetem tek Kosova por tek i gjithë rajoni”, shtoi presidenti serb.

‘Ballkani i Hapur’, është një nismë e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo nismë është kundërshtuar nga Kosova, me pretendimin se është një mundësi për Serbinë që të vazhdojë mohimin e vendit të tyre, ndërsavetë kryeministri Albin Kurti tha në Tiranës pak ditë më parëse bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është i mjaftueshëm me “Procesin e Berlinit”, e cila ka “bekimin” nga liderëve të Bashkimit Europian.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vucic mbron ballkanin e hapur vucic mbron ballkanin e hapur

Sondazh

Poll