Bota

Industria e turizmit në krizë/ Bill Gates synon rimëkëmbjen ekonomike, blen aksionet e zinxhirit të hoteleve “Four Se

19 Shtator 2021, 18:08 Nga DOSJA
Industria e turizmit në krizë/ Bill Gates synon rimëkëmbjen

SHBA– Pandemia e koronavirusit dhe së fundimi edhe varianti Delt, kanë goditur rëndë industrinë e turizmit, e sidomos fushën e hotelerisë duke bërë të detyrueshme mbylljen e hoteleve. Turistët kanë anuluar udhëtimet e tyre dhe duket se nuk kanë në plan t’i riprogramojnë.

Mediat shkruajnë se në këtë periudhë aspak të mirë për hotelerinë, firma e investimeve të Bill Gates, Cascade Investment LLC, pagoi pak ditë më parë, 21.2 miliardë dollarë për rritjen e aksioneve në hotelet “Four Seasons”. Me këtë lëvizje, Gates synon rimëkëmbjen e turizmit dhe ekonomisë së hotelve luksoze.

Në një marrëveshje të bërë javën e shkuar, princi saudit Al-Waleed bin Talal, vendosi t’i shiste gjysmën e aksioneve që zotëron në hotelet dhe resortet e “Four Seasons”, bashkë-pronarit, Bill Gates duke i dhënë këshu kontrollin e hoteleve luksoze me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh.

“Mundësia erdhi dhe “Cascade” nuk mund ta humbte. Është një afirmim pozitiv i strategjisë tonë për të ecur përpara.” tha shefi ekzekutiv i “Four Seasons”, John Davidson kur u pyet mbi këtë çështje.

Davidson shtoi se pasuria e Gates është e mjaftueshme për të përballuar vështirësitë të cilat po has hoteleria edhe sikur kjo situatë të vazhdojë për 2-3 vite me rradhë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gates blen aksionet e four seasons gates blen aksionet e four seasons

Sondazh

Poll