Bota

ME FOTO: U strehuan për disa javë në Kosovë, 51 afganë largohen për në SHBA

19 Shtator 2021, 15:48 Nga DOSJA
ME FOTO: U strehuan për disa javë në Kosovë, 51 afganë

PRISHTINË– Të tjerë refugjatë afganë janë përcjellë nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla ka bërë me dije se 51 qytetarë afganë janë larguar, ndërsa shton se Kosova do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë amerikane dhe NATO për të realizuar me sukses transferimin e afganëve të tjerë.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA. Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera. Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë,”-shkruhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Kosova, përpos Shqipërisë, është një nga vendet e tjera që kanë rënë dakord për strehimin e afganëve që u evakuuan nga Kabuli pas largimit të forcave amerikane.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni agfanet ne kosove kosove agfanet ne kosove kosove

Sondazh

Poll