Bota

Pamje kaotike! Protestat për masat anti-COVID në Australi, Policia dhe qytetarët përplasen dhunshëm

19 Shtator 2021, 16:05 Nga DOSJA
Pamje kaotike! Protestat për masat anti-COVID në Australi, Policia dhe

AUSTRALI– Video të protestuesve në Australi janë bërë virale në mediat sociale, ku ata shihen duke sulmuar rreshtat e policisë. Mijëra qytetarë u mblodhën ditën e djeshme në qytetin e Brisbane, Melburn dhe Sidnej për të kundërshtuar mbylljen e vendit për shkak të covid-19, me anë të një demonstrate të cilën e quajtën “Dita e Lirisë”. Demonstrata nisi e qetë por më pas u kthye në një protestë të dhunshme pasi policia arrestoi një person. Kjo gjë inatosi turmën e protestuesve të cilët sulmuan rreshtat e policisë.

Përdoruesit e Twitter postuan video ku shihet Policia duke përdorur spraj lotsjellës ndaj protestuesve.

 

Protesters break through the police line, an officer gets assaulted and trampled by demonstrators, people are screaming and covered in capsicum spray @theage pic.twitter.com/qXX9lIAZRJ

— David Estcourt (@davidestcourt) September 18, 2021

Disa arrestime u bënë dhe rotestuesit rrezikojnë një gjobë prej 5500 dollarësh për thyerjen e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik.

 

A fight has broken out at a Brisbane #freedomrally protest pic.twitter.com/sipdS74Z6p

— Maddy Morwood (@maddymorwood) September 18, 2021

Qytetarët e Brisbane bënë thirrjë për t’i dhënë fund detyrimit të mbajtjes së maskës, mbylljes së vendit për shkak të covid, si dhe folën kundra vaksinimit. Masat kufizuese në Brisbane janë aktualisht të lehta, ndërkohë që Melburni është nën masa kufizuese të rrepta për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Protesta e planifikuar në Sidnej dështoi pasi policia arriti në pikat e takimit të protestuesve para tyre.

Australia është përballur me një rritje të rasteve të infektimeve më variantin Delta që prej mesit të qershorit, me qytetet e Merlburnit dhe Sidnejt nën masa strikte anti-covid.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota protestat ne australi protestat ne australi

Sondazh

Poll