Bota

Pamje të rënda nga Patra! Aksident në garat e “go-kart”, 6-vjeçari përfundon në reaminacion, mjekët: 24 orët e ardhs

19 Shtator 2021, 18:46 Nga DOSJA
Pamje të rënda nga Patra! Aksident në garat e

GREQI- Një aksident ka ndodhur në një garë “go-kart”, e cila u zhvillua sot në qytetin e Patras, ku i lënduar mbeti një fëmijë 6-vjeçar. Sipas mediave të huaja, i mituri që u plagos teksa ishte në pjesën e publikut, aktualisht ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë.

“24 orët e ardhshme janë kritike dhe të gjithë po luten që fëmija të kapërcejë rrezikun. E mira është se nuk ka hematoma dhe nuk do të keni nevojë për kirurgji. Ne jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme që Fotis i vogël të kthehet pranë familjes së tij,”-tha drejtori i spitalit të Fëmijëve, Andreas Iliadis.

Për incidentin e ndodhur, 5 persona u arrestuan, ndërsa babai i 6-vjeçarit, me një zë të dridhur u tha mediave se ende nuk e kishte parë momentin e incidentit.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi lendohet i mituri ne greqi greqi lendohet i mituri ne greqi

Sondazh

Poll