Bota

Nisin seancat e OKB-së me fokus qëndror tek pandemia dhe ngrohja globale, liderët botëror pritet të mblidhen në New York

19 Shtator 2021, 16:37 Nga DOSJA
Nisin seancat e OKB-së me fokus qëndror tek pandemia dhe ngrohja

NEW YORK- Këtë javë nis seanca plenare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me fokus qëndror në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, imunizimin e qytetarëve në mbarë botën dhe ngrohjen globale.

Mediat e huaja bëjnë me dije se më shumë se 100 liderë dhe krerë shtetesh do të nisen drejt New York-ut për mbajtjen e seancës, pas shumë debateve për ta mbajtur ate online. Pjesëmarrës do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden, i cili do të adresojë fjalën e tij nga foltorja e OKB-së, mbi temat kryesore si pandemia dhe kriza e ngrohjes globale.

Ndërkohë, Antonio Guterres, vetë sekretari i përgjithshëm i OKB, është shprehur edhe më parë se duhet vepruar sa më shpejt për zgjidhur problemin e ngrohjes globale pasi të gjithë jemi në rrezik.

Seancat e OKB, në të cilat do të marrin pjesë personalisht më shumë se 100 krerë shtetesh, ministra të jashtëm e diplomatë, do të mbahen prej 21 shtatorit deri më datë 27 shtator. Sipas mediave britanike, kryeministri, Boris Johnson do të lobojë për një pjesëmarrje sa më të gjerë në Samitin e Klimës të OKB-së, që do të mbahet në nëntor në Glasgow të Skocisë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nisin seancat e okb nisin seancat e okb

Sondazh

Poll