Aktualitet

EMRI/ Me armë zjarri me 7 fishekë, prangoset 42-vjeçari në Shkodër

19 Shtator 2021, 07:52 Nga DOSJA
EMRI/ Me armë zjarri me 7 fishekë, prangoset 42-vjeçari në

SHKODËR– Gazmend Çekaj, 42 vjeç, banues në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42-vjeçarit, poshtë sediljes së drejtuesit, një armë zjarri me një krehër dhe me shtatë fishekë.

Njoftimi i policisë Shkodër

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 42-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit, poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gazmend cekaj policia e shkodres shkoder arrestohet gazmend cekaj policia e shkodres shkoder

Sondazh

Poll