Aktualitet

Vjedhje, kundërshtim të policisë, të dehur në timon, arrestohen 11 persona në Tiranë

19 Shtator 2021, 10:21 Nga DOSJA
Vjedhje, kundërshtim të policisë, të dehur në timon,

TIRANË-11 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 26-vjeçari me iniciale K. B(M) është arrestuar pasi ka kundërshtuar forcat e policisë, është hequr si punonjës policie, si dhe dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë. Gjithashtu është arrestuar 29-vjeçari me iniciale S. B., të cilit ju gjet në makinë një armë e ftohtë (dorezë metalike).  Gjthashtu u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit me iniciale E. O., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Personat e tjerë të arrestuar me iniciale O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, janë kapur në fragrancë në gjendje të dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Sherbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimim E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve: O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 11 persona ne tirane arrestohen 11 persona ne tirane

Sondazh

Poll