Zjarrvënie nga pakujdesia, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë
19 Shtator 2021, 09:39Nga DOSJA
VLORË- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi akuzohen për zjarrvënie nga pakujdesia. Mësohet se një e moshuar 62-vjeçe me iniciale E.Xh në fshatin Peshkëpi, teksa ka pastruar parcelën me ullinj, ka djegur një sipërfaqe me shkurre. Një tjetër i moshuar është proceduar penalisht, pasi në lagjen “Lirim” të Vlorës, ka djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ka dëmtuar disa rrënjë ullinj.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Procedohen penalisht dy shtetas, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit:
E. Xh., 62 vjeçe, pasi në vëndin e quajtur “Mbi Park” në fshatin Peshkëpi, duke pastruar parcelën me ullinj, aksidentalisht ka djegur një sipërfaqe me shkurre; Nj. F., 66 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Topit”, në lagjen “Lirim”, Vlorë, nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre, dhe ka dëmtuar disa rrënjë ullinj në pronësi të tij dhe pronarë të paidentifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULQIZË– Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, është ‘zgjuar’ pesë ditë pasi minatori Muharrem Plaku u bllokua dhe ende ndodhet në terrin e l...
TIRANË- Ambasada amerikane në vend ka dhënë një mesazh sensibilizues për vaksinimin dhe pandeminë e Covid-19. Me anë të një videoje-mesazhi nga epidemiolog...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se një makinë ka përplasur një çiklist, gjendja shëndetësore e të, cilit ...
BURREL– Fotot që po shikoni tregojnë vendin se ku ka përfunduar mjeti me gjashtë anëtarët e familjes që u aksidentuan mëngjesin e sotëm në fshatin Bushkas...