Aktualitet

Rikthehet në pikën zero puna për gjetjen e minatorit në Bulqizë, regjistrohen të tjera shembje në galeri, ende asnjë gju

19 Shtator 2021, 10:29 Nga DOSJA
Rikthehet në pikën zero puna për gjetjen e minatorit në

BULQIZË– Puna për gjetjen e minatorit Muharrem Plaku është vështirësuar pasi raportohet se në galerinë ku ai është bllokuar, janë regjistruar të tjera shembje. Mësohet se gjatë natës së kaluar, për shkak të shirave të dendur, ka pasur një tjetër shembje masive 450 metra thellësi në minierën ku dyshohet se është bllokuar 60-vjeçari.

Muharrem Plaku ndodhet brenda galerisë së minierës në Bulqizë që nga mesdita e 15 shtatorit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën prej ditësh, por publikisht kanë deklaruar se terreni është mjaft i vështirë dhe se vijojnë të bien minerale.

Ata kanë shtuar se po vijojnë të punojnë me ritme të ngadalta në mënyrë që të mos rrezikojnë shembje të tjera më të mëdha që do të shuanin shpresat për nxjerrjen gjallë të minatorit. Familja e Plakut pret në ankth prej ditësh dhe pse gjasat që të takohen me 60-vjeçarin janë të pakta.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet muharrem plaku muharrem plaku

Sondazh

Poll