Aktualitet

Drogë, pushkë dhe djegie e dëmtim makine, procedohen penalisht katër persona në Durrës

19 Shtator 2021, 09:15 Nga DOSJA
Drogë, pushkë dhe djegie e dëmtim makine, procedohen penalisht

DURRËS– Katër persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se një 32-vjeçar është proceduar pasi është kapur me një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë në makinën e tij. Një 31-vjeçari iu gjet kanabis në ambientet e biznesit të tij, kurse një 39-vjeçari iu gjet kokainë në makinë.

Gjithashtu është proceduar penalisht personi me inicialet P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14 shtator ka djegur një makinë dhe ka dëmtuar një tjetër.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë evidentuar 2 raste të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike dhe 1 rast të mbajtjes pa leje të armëve sportive.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit: M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volksëagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë; A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E.C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen 4 persona procedohen 4 persona

Sondazh

Poll