Aktualitet

FOTO+EMRAT/ Të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike, dënohen me 7 vite e 8 muaj burg dy shqiptarët në Angli (RRJE

19 Shtator 2021, 10:02 Nga DOSJA
FOTO+EMRAT/ Të arrestuar për kultivim të lëndëve

ANGLI- Dy shqiptarë të arrestuar në Angli për kultivim të lëndëve narkotike kanë marrë dënimin e tyre nga Gjykata e Leicester. Leicestermercury shkruan se Orland Aliu dhe Xhelai Islami janë dënuar në total me 7 vite e 8 muaj burg. Aliu u dënua me 5 vite e 2 muaj burg, ndërsa Islami me 2 vite e 6 muaj burg.

Ata u arrestuar më 31 janar, gjatë një aksioni të policisë britanike. Gjatë bastisjes së banesës së tyre, policia gjeti në të 550 bimë kanabis. Ata u zbuluan teksa një bandë rivale, tentoi të hynte më forcë në “shtëpinë e barit”, për të vjedhur bimën narkotike.

Fillimisht me bandën rivale ata u përleshën në një kafene afër shtëpisë së tyre. Përleshja çoi që dëshmitarët të njoftonin policinë për ndihmë, e cila me anë të kamerave të sigurisë si dhe një arme gjahu, që gjetën në ngjarje, arritën që të gjenin “shtëpinë e barit”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohen shqiptaret ne angli orland aliu xhelai islami denohen shqiptaret ne angli orland aliu xhelai islami

Sondazh

Poll