Aktualitet

Po ktheheshin nga një rast gëzimi, aksidentohet në Burrel makina dhe përfundon poshtë një ure, plagosen 6 anëtarë të nj

19 Shtator 2021, 05:48 Nga DOSJA
Po ktheheshin nga një rast gëzimi, aksidentohet në Burrel makina

BURREL– Gjashtë anëtarë të një familjeje mes tyre dhe dy fëmijë të moshave 4 dhe 14 vjeç, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bushkash të Burrelit, në aksin Burrel-Ulëz.

Familja është me origjinë nga Dibra dhe banon në Tiranë. Ata kishin qenë në Dibër për një rast gëzimi familjar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kishin marrë rrugën për tu kthyer në shtëpinë e tyre në kryeqytet.

Por, në afërsi të fshatit Bushkash, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar poshtë një ure. Për pasojë, të gjashtë janë plagosur dhe janë nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. 

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht raportohet se ka qenë mjegulla e lagështira në rrugë që e ka bërë mjetin të rrëshqasë. Ky aks rrugor ka qenë gjithmonë problem, pasi nuk ka mbrojtje anësore dhe asnjë lloj sinjalistike.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne burrel aksident ne burrel

Sondazh

Poll