Aktualitet

Prangoset siçiliani në Kakavijë, kishte fshehur kokainë në makinë

19 Shtator 2021, 08:20 Nga DOSJA
Prangoset siçiliani në Kakavijë, kishte fshehur kokainë

KAKAVIJË– Një shtetas Italian, D. G., 26 vjeç, banues në Siçili është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se 26-vjeçari është arrestuar në Kakavijë, nga shërbimet e Policisë Kufitare, teksa po kalonte kufirin dhe po dilte nga Shqipëria.

Pas kontrolleve në mjetin Camper “Fiat”, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë Kakavije:

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet italiani ne kakavije arrestohet italiani ne kakavije

Sondazh

Poll